Drejtori i Spitalit të Lezhës nuk jep dorëheqjen

schedule15:11 - 24 Shtator, 2017

schedule 15:11 - 24 Shtator, 2017

Drejtori i Spitalit në Lezhë deklarohet se nuk do të japë dorëheqjen, por do të largohet nga drejtimi vetëm kur qeveria ta zëvendësojë me dikë me të aftë se ai. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve.

Drejtori i spitalit rajonal të Lezhës nuk pranon të japë dorëheqjen. Pashk Smaçi thotë se do të largohet kur qeveria të gjejë një drejtor më të aftë se atë.
Smaçi tregon edhe punën që aktualisht po bëhet nga kjo drejtori, për evidentimin e ndërtimeve pa leje në hapesirën publike përreth spitalit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur hapjen e konkursit publik për drejtorët e spitaleve universitarë dhe rajonalë. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të MSHMS-së, të gjithë të interesuarit kanë afat deri në datën 6 tetor 2017 për të dorëzuar aplikimet e tyre, duke ndjekur kriteret për të aplikuar.

https://www.youtube.com/watch?v=_Qh_qEVHYi4

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!