Drejtori i Sigurimeve Shoqërore: Si do të indeksohen pensionet

schedule11:19 - 10 Nëntor, 2021

schedule 11:19 - 10 Nëntor, 2021

Astrit Hado, drejtori i Përgjithshëm i Sigurimeve Shoqërore ka deklaruar në Komisionin për Çështjet Sociale se pensionet nuk do të indeksohen sipas inflacionit të përgjithshëm. Ai u shpreh se nëse do ketë rritje të vogël të inflacionit, do të përballohet nga buxheti i institutit të Sigurimeve Shoqërore.

“Në ligj është përcaktuar që pensionet që paguhen janë vetëm subjekt i indeksimit. Është parashikuar një indeks të veçantë për pensionistët. Në të gjithë vitet e fundit indeksi i inflacionit për pensionistët ka qenë më i lartë se ai i përgjithshëm.

Nëse ka ndikim, edukimi për pensionistët nuk ka ndikim por nëse rritet çmimi i energjisë dhe i bukës, do ketë.  Parashikimi është bërë për një indeks inflacioni është plus minus sa ai në vitin 2021. Ka akoma hapësira të kapet një indeks më i madh. Është e mundur të përballohet nga buxheti i institutit të sigurimeve shoqërore”, deklaroi Hado.

Shqipëria është karakterizuar nga një inflacion i ulët gjatë viteve të fundit, i cili nuk ka kaluar 2%, duke bërë që edhe rritja e pensioneve gjatë vitit të ardhshëm pritet të jetë rreth kësaj mase. Qeveria ka parashikuar në buxhet një fond prej 2.6 miliard lekësh për indeksimin e pensioneve gjatë vitit 2022./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!