Drejtori i Policisë Proda, pjesë e Konferencës Rajonale Evropiane në Athinë

schedule11:29 - 4 Qershor, 2025

schedule 11:29 - 4 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, që po zhvillohet në  Athinë, ku po trajtohet kompleksiteti në rritje i krimit ndërkombëtar.

Konferenca drejtohet nga Zëvendëspresidenti i INTERPOL-it për Evropën, Peter de Buysscher, dhe pjesëmarrësit po shqyrtojnë disa nga format më të rënda të krimit, siç janë trafikimi i drogës dhe armëve, abuzimi seksual me të mitur, si dhe ndërlidhja midis krimit të organizuar dhe terrorizmit, me qëllim gjetjen e formave të reja për t’i parandaluar dhe luftuar këto fenomene.

Gjithashtu, Konferenca e këtij viti përqendrohet dhe në kërcënimet moderne, në zhvillim e sipër, të sigurisë, “anën e errët” të inteligjencës artificiale, si dhe në identifikimin dhe rikuperimin e aseteve të nxjerra nga aktivitetet kriminale, përmes programit pilot të INTERPOL-it, “Silver Notice”.

Policia shqiptare përfaqësohet në këtë konferencë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Drejtues Madhor Ilir Proda dhe Drejtori i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Drejtues i Lartë Pellumb Seferi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!