Drejtori i “Hygeia Dent”, Roland Zhuka ka folur në Abc News për rregullat strikte që do të ndjekë klinika që ai drejton nga e hëna, pas të cilës shtohen në listën e bizneseve të hapura edhe klinikat dentare.
Zhuka tha se punonjësit do të jenë të pajisur me një veshje e cila mbulon çdo pjesë të kokës, ndërsa ambientet e përbashkëta do të dezinfektohen çdo 24 orë.
Ai tha se në hyrje të klinikës do i matet temperatura çdo klienti, pasi është pyetur më herët për shenja të Covid kur ka lënë orarin me telefon.
“Edhe kur nuk kishte pandemi, ne kemi mbajtur rregulla shumë të forta për higjenën. Jemi të rrezikuar nga afrimiteti që kemi me pacientin. Kjo gjë mund të kontaminojë ambientin, mjekun dhe mund të kalojë nga pacienti në pacient.
LEXO EDHE: Lini takim me telefon dhe mos merrni njeri me vete, si të shkoni tek dentisti nga e hëna
Unë si mjek nuk e kuptoj pse duhet të mbylleshim sepse ne të rrezikuar jemi njësoj dhe të njëjtin protokoll do ndjekim prapë. Ne jemi të riskuar njësoj si mjekët e infektivit në vijën e parë.
Ne kemi marrë dy masa të rëndësishme, dezinfektimi total i klinikës dhe veshja klinike apo speciale. Dezinfektimi do bëhet non stop, në çdo ditë. Kur një pacient futet ajo zonë quhet e kontaminuar dhe duhet dezinfektuar.
Ndërsa ambientet e përbashkëta do dezinfektohen çdo 24 orë.
Ne gjithmonë e kemi bërë dezinfektimin pas largimit të klientit. Tashmë ekstra është veshja e cila mbulon çdo pjesë të trupit. Ajo do të japë goxha vështirësi pasi na bllokon edhe frymëmarrjen. Ështrë e standartizuar. Klientët do marrin në telefon përpara, do pyeten për gjendjen si janë.
Në hyrje çdo pacient do të kontrollohet edhe me termometër për temperaturën. Pacienti duhet të mbajë maskën. Duhet ta mbajë atë deri kur të largohet.
Do lejohet një pacient në një orë. Nuk vihet dot nga rruga të presësh aty”, u shpreh Zhuka./abcnews.al