Drejtori i CIA-s: Presidenti kinez “i shqetësuar” nga pushtimi rus në Ukrainë

schedule18:29 - 10 Mars, 2022

schedule 18:29 - 10 Mars, 2022

Presidenti kinez Xi Jinping është “i shqetësuar” nga pushtimi rus i Ukrainës pjesërisht sepse “inteligjenca e tij nuk duket se i ka thënë se çfarë do të ndodhte”, tha drejtori i CIA-s Bill Burns para Komitetit të Inteligjencës të Senatit të SHBA të enjten.

“Udhëheqja kineze është gjithashtu e shqetësuar për shkak të “dëmtimit të reputacionit që Kina pëson nga shoqërimi me shëmtinë e agresionit të Rusisë në Ukrainë” dhe “pasojat ekonomike në një kohë kur ritmet e rritjes në Kinë janë më të ulëta se sa kanë qenë në 30 vjet”, sipas Burns.

Së fundi, ai tha se: “Presidenti Xi është ndoshta pak i shqetësuar ndërsa shikon mënyrën se si presidenti Putin i ka shtyrë më afër amerikanët dhe evropianët dhe ka forcuar aleancën transatlantike në mënyra që do të kishte qenë pak e vështirë të imagjinohej përpara filloi pushtimi.”

Një raport i inteligjencës perëndimore tregoi se zyrtarët kinezë në të njëjtën kohë kërkuan që zyrtarët e lartë rusë të prisnin derisa të përfundonin Lojërat Olimpike të Pekinit përpara se të fillonin aksionin ushtarak në Ukrainë, ka raportuar më parë CNN – por të dhënat e raportit ishin të hapura për interpretim, sipas një burim i njohur me inteligjencën dhe nuk është e qartë nëse Putin e adresoi këtë çështje drejtpërdrejt me Xi. /Abcnews.al/