Hasan Salihamidzic ka hedhur poshtë zërat për një kalim të Harry Kane te Bayern Munich. Drejtori sportiv i bavarezëve ka deklaruar:
“Zërat në lidhje me Kane janë vetëm thashetheme, tani klubi po ndjek një rrugë tjetër dhe do të luajmë pa një numër 9.
Liverpool dhe Manchester City kanë treguar në vite se një sistem i tillë mund të jetë i suksesshëm. Kemi shumë lojtarë ofensivë dhe ata të stolit kanë të njëjtin kualitet si titullarët.
Kaq shumë kualitet është diçka e rrallë ta gjesh në Europë. Tani është detyra e trajnerit ta menaxhojë grupin”. / abcnews.al