Drejtori i ARRSH: Kalimtarët nuk i respektojnë vijat e bardha, edukimi të nisë në shkollë

schedule18:39 - 3 Prill, 2023

schedule 18:39 - 3 Prill, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi thotë se kalimtarët nuk i respektojnë vijat e bardha.

Në një intervistë për ABC News, Berberi u shpreh se edukimi për rregullat e sigurisë rrugore duhet të nisë në shkollë.

“Nëse ne do donim, mund të ecim 5 minuta dhe kalojmë në një zonë e cila është e dedikuar për këmbësorët, është rregulluar me semafor, me vija të bardha dhe gjithësecili kalon i mbrojtur. Nuk mendoj që është e vlefshme 2 minuta kohë më shpejt, sesa të kalosh i sigurt.

Të fillojmë brezin e ri ta edukojmë në mënyrë të tillë që të kemi një qasje tjetër ndaj rregullave të administrimit. Ka disa standarde që, për shembull në Gjermani, në bankat e shkollës mësohet që semafori dhe pika më e afërt është 500 metra larg. Vijat e bardha janë deri në 500 metra larg në zonat e banuara me mbi 600 mjete për orë. Këmbësori nuk gjobitet”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!