Drejtorët e bashkisë në burg/ Veliaj: Ky qytet sot ka kontributin e të gjithëve edhe të tyre. Duhet të lemë drejtësinë të flasë!

schedule20:46 - 6 Maj, 2024

schedule 20:46 - 6 Maj, 2024

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar në “Real Story” foli për arrestimin e disa drejtorëve të bashkisë. Sipas Veliajt, qyteti i Tiranës mbart sot mbi supe kontributin e të gjithëve, përfshirë edhe të drejtorëve, që janë nën akuzë nga SPAK.

Ai theksoi se kjo çështje i takon drejtësisë dhe të gjithë duhet të heshtin. Sipas Veliajt, ky standard duhet të vendoset sa më parë, pasi në këtë mënyrë vendi shkon përpara.

Pjesë nga intervista: 

Pyetje: Megjithatë ka edhe një përjetim personal se ndoshta për koincidencë, ditën që ju shkuat për të dorëzuar versionin tuaj të fakteve dhe gjërave lidhur me inceneratorin e Tiranës, po atë ditë gjykata i la sërish në burg ish drejtuesit e bashkisë, keni vetë një përjetim personal ndaj atyre që kanë qenë edhe bashkëpunëtorët e afërt tuajt?

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Shiko, ky është një gjykim për masat e sigurisë dhe jo për thelbin e çështjes, ndaj edhe patjetër uroj të dalin të pafajshëm dhe patjetër duhet të kenë ata hapësirën e tyre në gjykatë për të treguar provat dhe për të treguar versionin e tyre të historisë, pro deri në atë moment ajo që do këshilloja të gjithë është të mos nxitohemi dhe të mos hedhim gurë se ndryshe do kthehemi në një shoqëri hienash ku vetëm shqyejmë dhe i hedhim gurë njëri tjetrit. Do duhet të vendoset një standard, që flet drejtësia dhe të gjithë të tjerët duhet të heshtin. Unë vetë ndoshta s’mund të them aq sa kryeministri por ndoshta pas kryeministrit njeriu që ka patur më shumë shpifje dhe që ka fituar të gjitha këto gjyqe. Kur ka folur drejtësia, ndoshta nuk është bërë lajm i madh që shpifësi është gjetur shpifës dhe është dënuar, megjithatë unë për ndërgjegjen time i kam fituar këto beteja. Ndaj edhe them le të flasë drejtësia. Ju kujtoj se ishin bashkë në fushatë dola që isha edhe në Iran, edhe kisha bërë rrok..

I ngjanit atij ama..

Kryebashkiaku Erion Veliaj:  Nuk e di nëse i ngjaj apo jo, por di të them që para se të kisha lindur isha bërë fajtor, pastaj linda dhe pastaj bëra edhe këto.

Jo, që kur lindët ishit fajtor se ishit djali i Ahmadinexhadit..

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Po që aty pjesë e atij konspiracioni të madh. Ndaj edhe them, që unë e kuptoj që për një pjesë të popullsisë ky është një argëtim banal po nuk janë këta pjesa e shumicës së popullsisë. Shumica e njerëzve janë njerëz që shkojnë nëpër punët e tyre, shohin familjet e tyre, punojnë me drejtësi, sigurisht edhe ata bëjnë gabimet e tyre dhe vetëm ai që punon ia kupton hallin atij që punon. Një njeri që s’punon dhe nuk ka arritur asnjë gjë në jetë sigurisht që nuk e kupton dot se cfarë do të thotë një organizatë komplekse me kaq shumë njerëz dhe me kaq shumë shpërndarje të punëve. Në finale, them drejtësia do duhet të flasë, por teksa mbërrijmë te ajo ditë, ne nuk duhet të harxhojmë asnjë ditë duke e mbajtur kokën pas, por duke ecur përpara. Ky qytet sot ka vulën kontributin e të gjithëve, edhe atyre që mund të kenë gjëra për të sqaruar edhe atyre që as janë në hetim dhe as janë të akuzuar, por ky qytet ecën përpara vetëm kur të gjithë e mbushim me energji të mirë, po shqyem njëri tjetrin dhe po kthyem këtë në një betejë banale me molotovë, molovët nuk janë ide, dhe molotovët nuk janë gjuha e 2024, Tirana vitin tjetër do të jetë kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, këtë vit bashkia e Tiranës drejton gjithë bashkitë e rajonit, vjet ishte i Sportit dhe Rinisë..

Dhe të mendosh i dialogut ku hidhen molotovë..

Kryebashkiaku Erion Veliaj: Fiks, prandaj them që është në nderin e atyre që kanë mbetur pakicë për të mos u bërë dhe më pak seç janë që të sillen si njerëz dhe t’i lenë drejtësisë një standard. Jo tjetër standard te “Murat Toptani”, tjetër standard te “Mustafa Matohiti”. Ne kemi të njëjtin standard si te shkolla Kosova, si te Bashkia e Tiranës, si te Piramida të mbështesim dhe të çojmë përpara këtë vend përfshi edhe drejtësinë e re./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!