Drejtoresha e Monumenteve: Në 8 vite investime më shumë se kurrë për trashëgiminë kulturore

schedule20:45 - 26 Mars, 2021

schedule 20:45 - 26 Mars, 2021

Drejtoresha e Institutit të monumenteve Arta Dollani  hodhi poshtë akuzat se projektet për rikonstruktimin e objekteve të kulturës mbahen të fshehta. Ajo u shpreh ato promovohen që në momentin e konceptimit.

Dollani deklaroi në emisionin “Bardh A Zi” në ABC kaq shumë investime sa janë bërë në këto 8 vite për trashëgiminë kulturore nuk janë bërë kurrë më parë.

https://youtu.be/-IOeutHOxzM

“Projektet nuk mbahen të fshehta. Që prej tetë vitesh çdo projekt që hartohet promovohet që në fazat e konceptimit. Kur fillon pjesa e punimeve ndiqen të gjitha procedurat. Rezultati është i jashtëzakonshëm.

Aq investime sa janë bërë për trashëgiminë kulturore në këto 8 vite nuk janë bërë në shumë e shumë vite. Instituti i trashëgimisë kulturore nuk restauron vila të pronarëve privatë. Mirëmbajtja e një objekti monument kulture është e kushtueshme. Kushdo që ka dëshirë të investojë në shtëpinë e vet është i mirëpritur”, deklaroi Dollani.

Ndërsa aktivisti Astrit Seranaj u shpreh se ka një skemë të mirëorganizuar për të shkatërruar objektet e trashëgimisë kulturore.

“Ka një skemë të mirëorganizuar për shkatërruar objektet e trashëgimisë kulturore. Pse instituti i monumenteve u heq statusin vilave?”, nënvizoi Seranaj./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!