Një 19-vjeçar nga Memaliajka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar makinën pa patentë.
“Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin 19 vjeç, banues në Memaliaj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al