Një 50-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Pogradecit. Mësohet se ai është kapur duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
“Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin 50 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e bluve.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al