Drejtonin mjetin me shpejtësi “skëterrë”, policia aksion gjatë natës: 15 shoferëve iu hiqet patenta

schedule08:56 - 22 Shkurt, 2020

schedule 08:56 - 22 Shkurt, 2020

Kontrolli i Policisë Rrugore me radar e drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit ka vazhduar edhe këtë fundjavë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të kryeqytetit ka ndëshkuar mbrëmë me heqje patente 15 drejtues mjetesh, ndërkohë që shumë të tjerë janë ndëshkuar me gjobë.

“Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë -Durrës -Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 21 shkurt dhe deri në orën 01.15 të ditës së sotme, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi deri në 166 km/h, të cilëve ju tërhoq patenta për të dalë në OASH, si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për shpejtësi dhe manovra të rrezikshme në rrugë”, bën me dije policia.

Sipas saj, kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit, me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion. Mos e trajtoni rrugën si pistë ? ndërsa mjetin si ?, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut ?, për tu përfshirë në aksident rrugor, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”, apelon policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!