Drejtoi divizionin e “Fantazmave të Kievit”, bie në luftë koloneli “legjendar” ukrainas

schedule14:02 - 3 Tetor, 2022

schedule 14:02 - 3 Tetor, 2022

Një veteran ukrainas Top Gun, i cili mbante nofkën “Gjyshi” dhe që drejtonte divizionin e pilotëve “Ghost of Kyiv “, ka rënë në luftime. Koloneli Mykhailo Matyushenko ishte kreu i Brigadës së 40-të të Aviacionit Taktik të Forcave Ajrore, që ruante qiellin mbi kryeqytet.

Divizioni ishte shtëpia e “Fantazmës së Kievit” mitik, i cili dyshohet se rrëzoi 40 avionë luftarakë rusë, por më vonë u zbulua se ishte një sajesë e përhapur nga Ukraina për të mbajtur të frymëzuar vendasit. Më vonë u tha se “fantazmat” e vërteta janë ata që mbrojnë Ukrainën nga ajri.

Matyushenko vdiq në një mision mbi Detin e Zi dhe sot po mbahet një funeral për të në qytetin e tij të lindjes Bucha, qyteti i tmerreve në periferi të Kievit, ku Rusia akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Anatoly Fedoruk, i bëri homazhe aviatorit, duke thënë në një postim në Facebook: ‘Matyushenko ia kaloi përvojën e tij të paçmuar brezit të ri të pilotëve luftarakë.

“Dhe vetëm tani mund të tregojmë historinë e vërtetë: “Fantazmat e Kievit” u drejtuan nga një pilot nga Bucha.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!