Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, Ambasada e SHBA-së ndihmë për “zhbllokimin” e dosjeve në Gjykatën e Lartë

schedule19:30 - 29 Prill, 2020

schedule 19:30 - 29 Prill, 2020

Gjykata e Lartë ka aktualisht rreth 35,000 dosje të prapambetura. Ambasada Amerikane në Tiranë bën me dije së për të zgjidhur problemin me dosjet e prapambetura ka ofruar ndihmë teknike.

Në rrjetin social “Facebook”, bën me dije se kjo mbështetje synon zbatimin e reformave në drejtësi, ndërsa shton se është në pritje të rezultateve dhe zvogëlimit të zgjidhjes së këtyre çështjeve.

Statusi: 

Gjykata e Lartë ka aktualisht pothuajse 35,000 dosje të prapambetura. Për të zgjidhur këtë problem, USAID dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor Shqiptar nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi më 29 prill, për të ofruar ndihmën teknike të nevojshme.

Sipas kësaj marrëveshjeje, një ekip i veçantë avokatësh të zotë shqiptarë do të punësohen për të ndihmuar gjykatën që të veprojë me më shumë efikasitet dhe të mundësojë që gjykatësit të marrin vendime më shpejt.

Ashtu siç Shtetet e Bashkuara mbështetën fuqimisht miratimin e reformave gjyqësore, ashtu ne mbështesim fuqimisht zbatimin e plotë dhe në kohë të këtyre reformave. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Ne presim të shohim numrin e prapambetur të këtyre çështjeve që zvogëlohet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!