“Drejtësia e vetme është varja”, momente dramatike nga Gjykata e Fieri, familjarët: Nëna e priti, por e nxori të vdekur nga balta

schedule10:09 - 18 Nëntor, 2021

schedule 10:09 - 18 Nëntor, 2021

“Ku është…?”
“Drejtësi, të varet në shesh, drejtësia e vetme është të varet ke sheshi!”
“Fëmijët janë e ardhmja, jo të vriten”
“E priti nëna përjashta dhe e gjeti në baltë. Ku ishit ju policët? Gjykatësi pse e nxori?”

Momente dramatike vijnë nga gjykata e Fieri, ku pritet të jepet masa e sigurisë për Klodian Çalamnin, i cili vrau me kazmë, 8-vjeçarin Mateo Vasiun dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonte.

Nëna, familjarë e të afërm kanë hyrë me forcë në ambientet e Gjykatës, duke kërkuar se ku mbahej Klodian Çala. Të vrarë në shpirt, të afërmit kërkojnë dënim me vdekje për autorin.

“Drejtësia e vetme është varja në shesh” shprehet nëna e vogëlushit i cili u vra  barbarisht nga Klodian Çalamani.

 “Më iku fëmija, kërkoj varje në mes të sheshit.” u shpreh më tej ajo.

Të tronditur një ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit Mateos së vogël, familjarët hedhin akuza ndaj sistemi gjyqësor dhe policisë, pasi sipas tyre lanë të lirë një kriminel si Klodian Çalamani.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!