Gjykata e Lartë e Drejtësisë brazililane ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Publike Italiane për të dënuar me plot 9 vjet burg ish-lojtarin e Milanit dhe kombëtares së Brazilit, pas përdhunimit të një të reje 23-vjeçare (në atë kohë) shqiptare, në një klub nate në Milano, janarin e vitit 2013.
Qeveria italiane kërkoi fillimisht ekstradimit e ish-lojtarit të Milan e Real Madrid, shtatorin e vitit të shkuar, po kërkesa u refuzua në bazë të nenit nr.5, të Kushtetutës së Brazilit, që ndalon ekstradimin e shtetasve kombëtarë.
Mirëpo, javën e kaluar, qeveria italiane bëri një tjetër kërkesë, kësaj here sipas Traktatit të Ekstradimit, në mënyrë që Robinho ta vuajë dënimin në Brazil. Me çështjen, që tashmë ka marrë formë të prerë, “arratia” e brazilianit ka marrë fund dhe tashmë ish-anësori i sulmit, duhet të vuajë 9 vjet pas hekurave.
Nga një dokument i prokurorisë dërguar portalit të lajmeve “UOL”, rezulton se nuk ka asnjë pengesë për transferimin e dënimit italian në Brazil/ Dhe ai ka dorëzuar para drejtësisë katër adresa ku mund gjendet Robinho, të gjitha në Baixada Santista, në bregdetin e Sao Paulo./h.ll/abcnews.al