Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Drejtësi për Klodianin”! Thirrje dhe qirinj në Sarandë, të rinjtë: Do vijojmë cdo natë

schedule21:50 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 21:50 - 9 Dhjetor, 2020

Një grup të rinjsh nga Saranda u mblodhën mbrëmjen e së mërkurës në orën 20.00 në mjediset e jashtme të Gjykatës në shenjë solidariteti me protestat e nisura në Shkodër e për të vijuar mandej në disa qytete në Shqipëri kundër policisë që vrau të riun Klodian Rasha.

Nga gjykata turma e të rinjve me një banderolë në dorë ku shkruhej “Drejtësi për Klodianin” në qendër të të cilës ishte edhe vetë fotoja e të riut të vrarë, u nis drejt Komisariatit të policisë. Pas një minutë heshtje secili prej tyre ndezën nga një qiri dhe të shoqeruar edhe me nga një trëndafil të kuq i vendosën në mjediset e jashtme të Komisariatit.

“Ky tubim sonte, këta qirinj të ndezuar”, u shpreh njeri prej të rinjve është një homazh dhe në respekt të 25 vjecarit që iu shua jeta nga dora e një efektivi policie. Kërkojmë drejtësi dhe zbardhje sa më shpejt të ngjarjes.

Nuk i organizoi askush. Thirrja përmes rrjeteve sociale i bëri ata bashkë. E ndërsa janë shprehur se kërkojnë drejtësi për jetën e të riut 25 vjecar Klodian Rasha ata thanë se kjo do të vijojë edhe në ditët në vijim edhe në Sarandë.

“Të protestosh për të drejtën tënde, të vëllait, shokut është një nga pikat themelore të demokracisë”, thanë ata, ndërsa herë pas here hidhnin parullat “Rama ik”. Në fund të rinjtë banderolën e varën në një nga bordurat ndarëse me hekura tek komisariati.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!