“Drejtësi për Klodianin”, Kejvina Kthella publikon pamje nga protesta

schedule19:34 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 19:34 - 9 Dhjetor, 2020

Vijon protesta e qytetarëve te ministria e Brendshme dhe që tashmë janë zhvendosur te Kryeministria. Ata po kërkojnë drejtësi për 25-vjeçarin Klodian Rasha, i cili u vra mesnatën e djeshme nga efektivi i policies.

Pas reperit Stresi, që mbeti i lënduar, turmës iu bashkua edhe modelja e njohur Oriola Marashi. Mirëpo, duket se personazhet publikë nuk kanë mbaruar me kaq, pasi pak më parë ka postuar disa pamje Kejvina Kthella.

LEXO EDHE: FOTO/ I bashkohet protestës mes qytetarëve, Oriola Marashi kërkon drejtësi për Klodian Rashën

“Drejtësi për Klodianin”, ka shkruar ajo pranë postimit në Instagram.

Kujtojmë që kjo protestë ka rreth tre orë që po zhvillohet dhe kanë ndodhur shumë incidente nga rrëzimi i pemës së Vitit të Ri dhe deri te lëndimi i shumë personave. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!