Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejt Madridit për të mbështetur skuadrën e tyre, tre tifozë të Sevilla humbin jetën pas një aksidenti rrugor

schedule16:14 - 25 Janar, 2024

schedule 16:14 - 25 Janar, 2024

Skuadra e Sevilla luan sot ndeshjen çerekfinale të Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madrid, sfidë e cila do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Tre tifozë që ishin duke udhëtuar drejt Madridit kanë pësuar një aksident rrugor dhe kanë vdekur si pasojë e fatalitetit. Ekipi i Sevilla ka vendosur që të mbajë në krah një shirit të zi në nder të tre viktimave.

Aksidenti fatal ndodhi në autostradën A4 në qyetetin e Santa Cruz de Mudela, ku la të vdekur tre persona, ndërsa 18 të tjerë u plagosën./h.ll/abcnews.al



Deklarata zyrtare nga Sevilla

“Sevilla FC shpreh keqardhje të thellë për vdekjen e tre tifozëve të Sevillas, të cilët humbën jetën mëngjesin e sotëm, pranë kalimit Despeñaperros, kur pësuan një aksident teksa po udhëtonin drejt Madridit për të ndjekur ndeshjen e sonte në Civitas Metropolitano. Klubi dëshiron të jetë me familjet dhe miqtë e tyre në këto kohë të vështira. Në kujtim të tij, lojtarët do të mbajnë një shirit të zi. Përveç kësaj, RFEF-it i është kërkuar një minutë heshtje pak para bilbilit të hapjes.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!