Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Drejt Hënës…në ditën e gënjeshtrave/ NASA synon të nisë misionin Artemis II në 1 prill

schedule15:11 - 13 Mars, 2026

schedule 15:11 - 13 Mars, 2026

Misioni Artemis II i NASA mund të niset më datë 1 prill. Agjencia amerikane e hapësirës tha se kjo është data më e afërt që synohet për udhëtimin e parë drejt hënës pas më shumë se 5 dekadash.

Agjencia hapësinore amerikane njoftoi në shkurt një riorganizim të papritur të programit Artemis, duke përfshirë një misioni provë  shtesë para një uljeje përfundimtare në Hënë.

Dritarja e parë e lëshimit do të jetë e mërkura, 1 prill, në orën 18:24 me kohën lokale, me disa data të tjera në dispozicion në ditët në vijim.



Raketa do të ketë në ekuipazh tre astronautë amerikanë, komandanti i misionit, Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch  dhe astronauti kanadez Jeremy Hansen.

Artemis II do të udhëtojë rreth Tokës përpara se të largohet nga orbita për të udhëtuar drejt hënës, pa u ulur, përpara se të kthehet në Tokë dhe të zbresë në oqean.

Misioni do të pasohet nga Artemis III që u shtua në muajin shkurt dhe që synon zbritjen në orbitën e ulët të Tokës të një anijeje rakete që mund të ulet në Hënë.

Faza tjetër, Artemis IV, do të synojë një ulje hënore në fillim të vitit 2028.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!