Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Drejt “Euro 2024”/ Vodafone Albania sërish sponsor gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit

schedule18:05 - 8 Qershor, 2024

schedule 18:05 - 8 Qershor, 2024

Ndërsa ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit po bëhet gati për “Euro 2024” dhe sytë dhe zemra e shqiptarëve janë fokusuar tek kjo ngjarje e madhe historike, Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj edhe për 3 vjet të tjera si Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani shoqërues i mbështetjes dhe bashkëpunimit që Vodafone Albania do të ketë me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë, në çdo kohë, pranë skuadrës së zemrës së shqiptarëve.

Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, e cila vjen pas një mbështetjeje të sukseshme 6 vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Balazs Revesz dhe  Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, ArmandDuka, falenderoiVodafone Albania, për mbështetjen, duke e vlerësuar si partner historik.

“Për Federatën Shqiptare të Futbollit sot është një ditë e rëndësishme. Jemi bashkë me partnerin tonë historik për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm që kemi pasur deri sot. Marrëdhënia me Vodafone ka qenë jo vetëm shumë bashkëpunuese, por na ka sjellë edhe fat, sepse jemi pjesë e finaleve të “Europianit 2024”. Jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të jetë përsëri i frytshëm në të ardhmen. Uroj që me Vodafone të jemi edhe në Kampionatin Botëror 2026 e në vazhdim

“Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat , djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore. I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt, shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania.”

Vodafone Albania, Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare, për shqiptarët, me shqiptarët.Kur më të mirët bëhen bashkë, udhëheqin drejt fitores!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!