Avioni “Boeing 737-800” i kompanisë japoneze “All Nippon Airways” është kthyer në aeroport pasi gjatë fluturimit është shfaqur një çarje në xhamin e kabinës. Avioni ishte rrugës për në aeroportin e qytetit Toyama, por u kthye në aeroportin New Chitose në qytetin e Sapporo në ishullin Hokkaido, pasi u zbulua një çarje në shtresën e jashtme të dritares së kabinës.
Sakaq, nuk pati të lënduar mes 59 pasagjerëve dhe gjashtë anëtarëve të ekuipazhit, raporton Reuters.
Ky aeroplan nuk është një nga avionët “Boeing 737 Max 9” , të cilët janë kthyer në qendër të vëmendjes së publikut pasi një pjesë e avionit ra gjatë fluturimit javën e kaluar. Dje, Administrata Amerikane e Aviacionit Civil zgjati pafundësisht ndalimin e “Boeing 737 MAX 9” për kontrolle sigurie.