Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dramë” në finalen e Cincinnati/ Zgjat vetëm 20 minuta, Jannik Sinner u tërhoq nga gara

schedule11:30 - 19 Gusht, 2025

schedule 11:30 - 19 Gusht, 2025

Finalja e shumëpritur mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz për trofeun e turneut të Cincinnati ka zgjatur vetëm 20 minuta.

Tenisti italian, u tërhoq nga ndeshja për shkak të problemeve shëndetësore, që siç shpjegoi ai më pas e kishin mundur edhe përpara sfidës.

Që raketa numër një e botës nuk ishte në formë, kjo u kuptua shpjet me Alcaraz që fitoi pesë gejmet e setit të parë, përpara se Sinner të vendoste të mbyllte përpara kohë finalen.

Fitorja shkoi për Alcaraz, që gjithsesi nuk harroi të ngushëllonte rivalin e tij, madje të linte edhe një mesazh për të, përpara se të ngrinte trofeun e turneut të rëndësishëm të tenisit.

Me këtë sukses, spanjolli ngushton diferencën me Sinner në garën për raketën numër një të botës. Fati i saj do të vendoset shumë shpejt, në turneun e radhës Grand Slam “US Open” në fushat e Nju Jorkut.

Nëse Carlos Alcaraz fiton atëherë do të ngjitej në vendin e parë të klasifikimit botëror në tenisin për meshkuj.

Gjithçka do të varet nga forma e Jannik Sinner, që pas tërheqjes nga turneu i Cincinnati u shpreh se nuk do ta humbasë takimin e radhës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!