Dramë në familjen e Gennaro Gattuso, humb njeriun e dashur

schedule11:40 - 2 Qershor, 2020

schedule 11:40 - 2 Qershor, 2020

Gennaro Gattuso ka marrë një lajm të hidhur ditën e sotme. Ai ka mësuar se motra e tij është ndarë nga jeta, për shkak të një sëmundjeje. Trajneri i Napolit ishte në qendrën stërvitore të Napolit kur e njoftuan për diçka të tillë.

Motra e tij ishte 37 vjeçe dhe kishte pasur probleme shëndetësore kohët e fundit. Më parë Gattuso nuk ishte dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sampdoria, pikërisht për shkak të gjendjes shëndetësore të së motrës, e cila jetonte në Varesse.

Tekniku italian ishte larguar nga grumbullimi më 3 shkurt, në mënyrë që të ishte pranë motrës së tij para operimit. Prej atëherë ajo ishte e shtruar në spital dhe tashmë ka humbur jetën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!