Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dramë në aeroportin e Orly: Avioni detyrohet të “ngrihet përsëri”në ajër, dasmorët gati kthyen uljen në tragjedi

schedule13:09 - 6 Prill, 2026

schedule 13:09 - 6 Prill, 2026

Një moment që mund të kishte përfunduar në tragjedi ndodhi këtë të diel në aeroportin e Orly-t!

Një avion EasyJet po ulej kur pilotit iu shfaqen breshëri plumbash në ajër dhe për pak minuta, jeta e pasagjerëve ishte në duar të fatit.

Arsyeja? Një kortezh martese me makina dhe motora po festonte, por duke përdorur plumba të kalibrave të ndryshëm në ajër, duke krijuar një skenë që u duk si film aksion. Piloti, për të ruajtur jetën e të gjithëve, ngriti avionin përsëri, bëri një rreth të gjerë mbi qytet dhe u ul në pistën tjetër pa pasoja.



Një prej mortajave thuhet se ka prekur avionin, edhe pse prokuroria nuk e ka konfirmuar këtë. Pista e uljes u mbyll për rreth 1 orë e 30 minuta, ndërsa autorët e gjestit të rrezikshëm ende nuk janë identifikuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!