Drama “Koncerti”, shfaqja e Teatrit Eksperimental/ “Një Engjëll me frak” risjell historinë e Pol Gjakovës

schedule09:23 - 16 Tetor, 2024

schedule 09:23 - 16 Tetor, 2024

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” shfaqi dramën “Koncerti”, me regji e dramatizim nga Giacomo Pedini.

“Koncerti” bazohet mbi romanin “Një engjëll veshë me frak” i autorit Stefan Çapaliku. Ngjarjet vendosen në Shkodrën e viteve pesëdhjetë.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Stefan Çapaliku dhe Ilirda Bejleri folën për dramën “Koncerti”.

“Jo vetëm që fton njerëz nga salla në skenë, por e ndërton orkestrën me spektatorët. Padyshim që kjo e mbështetur tek ky ritëm zvarranik i shfaqjes na bën të kuptojmë që mund ta konsumosh ngjarjen me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Shfaqja nis me vdekjen e Pol Gjakovës dhe përfundon me vdekjen e Pol Gjakovës”, tregoi ai.

Stefan Çapaliku prek të gjitha zhanret, duke i përzier me mjeshtëri dhe shije, veçanërisht në teatër.

Në shfaqje interpretojnë aktorët Helidon Fino, Laert Vasili, Ilirda Bejleri, Matia Llupa dhe Ismail Shino.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!