Nga dërgimi i fëmijëve në Siri, tek shpresat se është gjallë: Drama e Valbona Berishës

schedule10:22 - 27 Tetor, 2020

schedule 10:22 - 27 Tetor, 2020

Historia e Alvin Berishës vogëlushit të shpëtuar disa muaj më parë nga kampi i ferrit në Al-Hol në Siri ishte një ndër ngjarjet që bëri bujë jo vetëm në vendin tonë, por në të gjithë rajonin dhe Evropën.

Së fundmi shpëtimi i shqiptarëve të ngelur në këtë kamp famëkeq kanë sjellë sërish në vëmendjen Alvin Berishën, pasi vëllai i tij 4 vjeçar, i cili dyshohej se kishte humbur jetën është mes grupit të shqiptarëve që pritet të mbërrijnë në Shqipëri.

Mëngjesin e kësaj të marte në një intervistë për “Abc e Mëngjesit”, drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi ka theksuar se  ka dyshime se përveç vëllait gjallë të jetë edhe nëna e Alvinit.

LEXO EDHE:EKSKLUZIVE/ Vëllai i Alvin Berishës është gjallë do kthehet në Shqipëri, dyshohet se jeton edhe nëna

Drama e familjes Berisha, nisi 6 vjet më parë kur nëna e tij, Valbona Berisha, la burrin e saj dhe dy vajzat në Itali, për t’u larguar drejt ISIS në Siri.

Ajo u martua me një shqiptar nga Ferizaj i Kosovës që ishte pjesëtar të organizatës terroriste, me të cilin kishte dhe fëmijë të tjerë mes tyre Bunjamini 4 vjeçar.

Ndërkohë bashkëshorti i dytë i Valbonës kishte humbur jetën pas një sulmi me bombë në Siri, ku si pasojë mbeti i plagosur Alvini në këmbë, vëllai i tij që pritet të shpëtohet dhe nëna.

Elezi në intervistën e tij për Abc e Mëngjesit thekson se nëna e Alvinit deri në mars ka pas informacione se ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore ndaj hedh dyshime se ajo mund të jetë akoma gjallë.

Riatdhesimet

Një numër i madh grash dhe fëmijësh nga Shqipëria kishin ngecur në këtë kamp të kontrolluar nga forcat kurde prej disa vitesh janë shpëtuar tashmë dhe pritet që të sillen në Shqipëri. Bëhet fjalë për familjarë të luftëtarëve shqiptarë që kishin shkuar për të luftuar në krah të grupeve radikale kundër Presidentit Asad në Siri.

Ndërkohë një pjesë e shqiptarëve kanë humbur jetën duke lënë gratë dhe fëmijët vetëm, ndërsa të tjerë u shpërndanë pas marrjes së territorit nën kontroll nga forcat kurde.

Pasi morën zonën nën kontroll, kurdët i mblodhën gratë dhe fëmijët e xhihadistëve shqiptarë në kampin “Al Hol” me qëllim mbajtjen e tyre nën kontroll.

Nga i njëjti kamp i riatdhesua ka qenë edhe vogëlushi shqiptar Alvin Berisha dhe vëllai i tij Bunjamini. Ndërkohë në kampin Al Hol ndodhen akoma Eva Dumani dhe 4 vajza të tjera Hajrije Taushani, Myrvete Dibra, Elona Shuli dhe Emanuela Daci të cilat nuk pranojnë të kthehen. e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!