Drama e Higuain: Do lija futbollin, më bindi një njeri shumë i dashur

schedule13:40 - 26 Prill, 2020

schedule 13:40 - 26 Prill, 2020

Gonzalo Higuain kishte menduar të linte futbollin pas atij rasti të humbur në finalen e Kupës së Botës, kundër Gjermanisë në vitin 2014. Argjentinasi ka zbuluar se ishte nëna e tij që e ndaloi ta merrte një vendim të tillë dhe sot ai luan sërish dhe është pjesë e Juventus në Serie A.

“Isha gati ta lija futbollin, por nëna ime më tha jo dhe se duhet të vazhdoja. nëse do varej nga unë, do të hiqja dorë. E dua futbollin, por më shumë dua nënën time. Ma tha që nuk do të më lejonte ta lija futbollin për të”, tregon Higuain në një intervistë të dhënë për “Marca”.

Më pas ai pranon se kishte gabuar me mënyrën se si u mundua ta përballonte atë situatë: “Pendohem gjithmonë që e mbylla veten dhe qëndrova në shtëpi, në vend që të dilja në rrugë, nga frika e asaj që do të më thoshin njerëzit.

Ka njerëz që bëjnë gjëra edhe me të këqija dhe dalin lart e poshtë pa pasur aspak turp. Dhe pikërisht ne, që nuk kemi vrarë askënd, që i bëjmë gjërat mirë në thelb dhe gabojmë vetëm në aspektin sportiv, nuk mund të jemi të qetë”.

Higuain nuk mbaron me kaq. “Njerëzit thonë, ‘me gjithë ato para që fitoni…’. Miqtë nuk mund të blihen, unë i kam kaluar Krishtlindjet me njerëz të ndryshëm për 14 vite. Do më kishte pëlqyer të shihja nënën time dhe ajo duhet të fluturojë për 15 orë, nuk e kam 10 minuta larg.

Sigurisht që mund ta paguaj biletën. të gjithë të gjykojnë vetëm për ato që bën në fushë, pa menduar për pjesën tjetër. Është shumë e ekzagjeruar, por jemi mësuar tani me këtë gjë”, shprehet sulmuesi argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!