Drama e 14-vjeçares ukrainase, u përdhunua nga 5 ushtarë rusë dhe mbeti shtatzënë, nuk mund të abortojë

schedule17:46 - 27 Prill, 2022

schedule 17:46 - 27 Prill, 2022

Një vajzë 14-vjeçare ka mbetur shtatzënë pasi u përdhunua nga 5 ushtarë rusë në Ukrainë, sipas raportimeve.

Adoleshentja, nga Bucha, planifikon ta mbajë fëmijën pasi mjekët e paralajmëruan se nëse ajo abortonte tani, mund të mos jetë më në gjendje të ketë fëmijë në të ardhmen, citohet në raport.

Historinë e saj e ka treguar psikologia Oleksandra Kvitko, e cila punon në linjën telefonike të Avokatit të Popullit, me pëlqimin e prindërve të viktimës.

Psikologia po punon me vajzën e re në mënyrë që ajo ta pranojë fëmijën e saj.

Kvitko aktualisht po punon me 5 vajza të moshës 14-18 vjeç, të cilat dyshohet se kanë mbetur shtatzënë pasi u përdhunuan nga ushtarët rusë.

Viktima më e re me të cilën po  punon është vetëm 10 vjeç.

Kvitko tha për Rdio Svovoda: Vajzat e moshës 14, 15, 16 vjeç dhunohen shpesh. Pas luftës, do të ketë shumë adoleshente shtatzëna në Ukrainë.

Viktimat përfshijnë gra, burra dhe fëmijë të vegjël, shkruan The Mirror. 

Linja telefonike  dyshohet se kishte marrë raporte për 101 raste të krimeve seksuale në territoret ukrainase të çliruara së fundmi nga agresorët rusë, në shifrat e dhëna që nga 25 prilli.

Avokatja e Popullit Lyudmila Denisova tha për Radio Svoboda se 12 raste të shtatzënisë janë raportuar deri më tani, por ajo beson se ka më shumë të pa raportuara./abcnews.al./