“Dragoi i vdekjes”, zbulohet zvarraniku i lashtë në Argjentinë

schedule12:08 - 25 Maj, 2022

schedule 12:08 - 25 Maj, 2022

Shkencëtarët argjentinas zbuluan një specie të re të një zvarraniku të madh fluturues të quajtur “Dragoi i vdekjes” që jetoi 86 milionë vjet më parë së bashku me dinosaurët. Sipas studiuesve, zvarraniku kishte një gjatësi prej 9 metrash.

Ekipi i paleontologëve zbuloi fosilet në malet e Andeve në provincën perëndimore të Mendozës të Argjentinës. Ata zbuluan se shkëmbinjtë që ruanin mbetjet e zvarranikëve datojnë 86 milionë vjet më parë në periudhën e Kretakut.

Udhëheqësi i projektit Leonardo Ortiz tha në një intervistë se karakteristikat e fosilit që nuk janë parë kurrë më parë kërkonin një emër të ri gjinie dhe specie, që kombinonte fjalët e lashta greke për vdekje (thanatos) dhe dragua (drakon).

Studiuesit, të cilët publikuan studimin e tyre në revistën shkencore Cretaceous Research, thanë se kockat e mëdha të fosilit e klasifikojnë specien e re si pterosaurin më të madh të zbuluar ende në Amerikën e Jugut dhe një nga më të mëdhenjtë e gjetur diku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!