Nga 1 janari, qeveria e Mario Draghit do të shpërndajë 90 milionë euro, si “bonus” për mjekët dhe infermierët që punojnë në spitalet publike italiane. Qëllimi i kryeministrit është të shpërblejë mundin dhe lodhjen e punonjësve shëndetësorë italianë, të cilët në dy vitet e fundit kanë qenë nën presion të vazhdueshëm për shkak të pandemisë.
Kjo paketë është pjesë e buxhetit të ri, i cili pritet të diskutohet dhe miratohet nga Parlamenti dhe Senati italian në javët e ardhshme. Sipas vendimit të qeverisë së Romës, 27 milionë euro do tu jepen mjekëve dhe 63 milionë pjesës tjetër të stafit./abcnews.al