Kuvendi ka shtyrë seancën e ditës së hënë, ku ishte parashikuar të diskutohej dhe votohej drafti i përgatitur nga PS për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në një njoftim për mediat Kryesia e Kuvendit bën të ditur se nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, për seancën e 1 tetorit.
Kështu është vendosur që seanca të zhvillohet më 5 tetor, ora 10:00.
“Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00”, thuhet në njoftim. g.v/abcnews.al