Doza e vetme e Pfizer ose AstraZeneca prodhon përgjigje të fortë të antitrupave

schedule09:17 - 15 Prill, 2021

schedule 09:17 - 15 Prill, 2021

Doza e vetme e vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech prodhon përgjigje të fortë të antitrupave kundër koronavirusit të personat mbi 80 vjeç, shkruan The Guardian

Sipas studimit, 93% e personave zhvillojnë antitrupa kundër proteinës spike, pesë deri në gjashtë javë pas marrjes së dozës së parë nga Pfizer, dhe 87 % pas  dozës të parë të AstraZeneca.

AstraZeneca pati një efekt më të madh – 31% e personave prodhonin qeliza T kundër proteinave spike krahasuar me 12% të atyre që kishin marrë një dozë të Pfizer.

Personat që ishin vaksinuar me AstraZeneca gjithashtu patën një përgjigje më të fortë të antitrupave, raporton abcnews.al

Studimi thekson se qasja e Britanisë për një interval kohe prej 12-javësh midis dozave është e sigurt dhe efektive, pasi  të moshuarit zhvillojnë një përgjigje të fortë të antitrupave përpara marrjes së dozës së dytë.

Studiuesit analizuan mostrat e gjakut te 76 persona të moshës 80 deri 99 vjeç, të cilët kishin një dozë të vetme të Pfizer dhe 89 që kishin marrë një dozë të AstraZeneca, raporton abcnews.al

Dr Helen Parry, një nga studiueset , tha: “Përgjigja e fortë e antitrupave  tek njerëzit e moshuar është shumë e rëndësishme sepse ne e dimë që funksioni i sistemit imunitar përkeqësohet me moshën.

Tetë persona që kanë qenë të infektuar me Covid-19 kishin zhvilluar një përgjigje imune  të fortë pas dozës së parë të vaksinës- një rritje gati 700 herë më shumë në antitrupa dhe katërfish në qelizat T.

Përgjigjet e antitrupave janë të rëndësishme kundër infeksionit dhe ri-infektimit, tha Moss, “por përgjigja qelizore imunitare është më delikate”. Qelizat T mund të mbrojnë nga ashpërsia e sëmundjes, por ato gjithashtu mund të jenë më pak të ndjeshme sesa antitrupat ndaj humbjes së imunitetit nga variantet.

Ndërkohë një studim i ri nga NHS dhe Universiteti i Mançesterit zbuloi se njerëzit e moshuar që kishin marrë  Pfizer kishin më pak të ngjarë të shtroheshin në spital./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!