Doza e tretë e vaksinimit anti-Covid, ministria e Shëndetësisë: Efektet anësore që mund të keni

schedule14:18 - 8 Shkurt, 2022

schedule 14:18 - 8 Shkurt, 2022

Në kuadër të procesit të vaksinimit dhe marrjes së dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka publikuar disa nga efektet që mund të pësojë çdo i vaksinuar.

MSHMS përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale bën me dije se doza e tretë e vaksinës ka të njëjtat efekte si dy dozat para.

Ndër të tjera në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale ministria bën apel qytetarëve që të vaksinohen dhe nëse vërtet efektet janë serioze të komunikojnë me mjekun e tyre të familjes.

“Efektet anësore pas vaksinimit ndaj Covid 19 me dozën e tretë, janë të ngjashme me efektet që keni pasur gjatë vaksinimit me dy dozat e para. Shenjat që do u shfaqen me dozën e tretë janë, ethe, dhimbje koke, dhimbje e vendit të injektimit, lodhje etj. shumica e efekteve anësore janë të lehta porn ë raste të rralla mund të jenë serioze. Nëse përjetoni efekte anësore serioze kontaktoni me mjekun tuaj”, thuhet në mesazhin e ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërkohë kujtojmë se një ditë më parë në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 251 qytetarë dhe kanë humbur jetën 7 persona. Ndërkaq nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të vaksinuarve ka shkuar në 2 639 523 qytetarë./abcnews.al