Nga Erisa Zykaj
Pas takimit të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, sekretari i shtetit të Sllovenisë për punët e Jashtme, Gašper Dovžan është shprehur në konferencën përmbyllëse për shtyp, se shpreson se dialogu midis Shkupit dhe Sofjes do bëjë të mundur aprovimin e kuadrin negociues për Maqedoninë e Veriut.
“Pati një shkëmbim idesh në gjirin e ministrave të jashtëm tê Bashkimit Europian për t’i paraprirë samitit BE-Ballkan në Brdo. Samiti inë Slloveni nuk është një samit i zgjerimit të Bashkimit Europian, por ku do të diskutohen shumë tema për të dhënë mesazhe kyçe për rajonin. Vitet e fundit ne kemi vendosur shumë ura bashkëpunimi. Asistenca financiare shtumëvjeçare për rajonin krijon oportunitete për bashkëpunimin ekonomik dhe investimet në Ballkanin Perëndimor, mbështetje për tranzicionin drejt një ekonomie dixhitale dhe të gjelbër, ndërlidhjen midis vendeve të rajonit dhe perspektivë më të mirë për të rinjtë. Pra, të gjitha këto synime të arritshme dhe të prekshme. Ne shpresojmë që dialogu midis Sofjes dhe Shkupit do të na udhëheqë drejt një zgjidhjeje, që do të bëjë të mundur aprovimin e kuadrit negociues edhe për Maqedoninë e Veriut, gjë që nuk ka qenë e mundur deri tani,” ka deklaruar Dovžan.
Samiti BE-Ballkan do të zhvillohet në 6 tetor në Brdo të Sllovenisë, e cila mban aktualisht presidencën rrotulluese të Bashkimit Europian. /abcnews.al