Dovedan nuk duron: Tirana na shënoi pa asnjë rast, nuk jemi ekip serioz

schedule19:47 - 15 Korrik, 2020

schedule 19:47 - 15 Korrik, 2020

Veljko Dovedan, trajneri  Bylisit, u shfaq i zhgënjyer për humbjen e skuadrës së tij kundër Tiranës. Ballshiotët kishin fituar 2-1 ndeshjen e parë, por nuk u kualifikuan dot në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, Dovedan tha:“Kishim dy shanse për gol dhe nuk shënuam. Tirana realizoi pa asnjë rast dy herë. Treguam se nuk jemi skuadër serioze. Kush nuk shënon gola në rastet e paraqitura, nuk e meriton të shkojë në finale”.

“Duhet të mendojmë për lojtarët që do të marrim sezonin ardhshëm. Me këto lojtarë Bylisi nuk ishte një skuadër serioze sot”, shtoi Dovedan. Analiza e trajnerit të Bylisit vijoi më tej: “Pësuam gola të papritur. Portieri nuk kap topin”, mbyll Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!