Douglas Costa e pranon: Dëmtimet më kanë penguar, kam menduar tërheqjen

schedule13:58 - 26 Maj, 2020

schedule 13:58 - 26 Maj, 2020

Sulmuesi anësor i Juventusit, Douglas Costa, e ka pranuar se dëmtimet e shpeshta po e bezdisin më shumë seç duhet, aq sa e ka menduar dhe tërheqjen nga futbolli i luajtur. Braziliani, në një intervistë të fundit për “The Player’s Tribune”, tregon vuajtjet e tij si dhe pasionin për futbollin.

”Kam hasur shumë dëmtime gjatë karrierës sime dhe në disa raste e kam pyetur veten nëse duhet të vazhdoj të luaj ende. Por, më pas shikoj ndeshje në televizor dhe kujtohem se futbolli është pasioni im dhe do të vazhdoj të luaj ende në nivele të larta”, tregon sulmuesi.

”Bëj shpesh shaka me Alex Sandron për dëmtimet e mia. Në një sezon unë kisha më shumë dëmtime se sa paraqitje në fushë. Më vjen keq të them, por ato më kanë penguar gjithmonë që unë të kap formën time më të mirë”, mbyll Costa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!