Dosti: Tirana-Partizani? Flet zemra, është i vetmi parashikim që mund të bëj

schedule23:53 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:53 - 3 Dhjetor, 2020

Edmond Dosti, ish-sulmuesi i Partizanit, kampion dhe golashënues në Superiore në vitin 1993, ka folur për derbin e kryeqytetit dhe jo vetëm në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC. “Patjetër presion kanë të dyja skuadrat, askush nuk do ta humbë.

Edhe pse Partizani është i pari dhe Tirana nuk ka ecur mirë, kjo nuk do të thotë gjë. Derbi nuk parashikohet.  Emocionalisht fitorja të jep shumë. Në derbi duhet shumë kujdes, fitohet dhe humbet 1-0. Partizani dihet që nuk ka investuar shumë, por kanë bërë diçka të mirë dhe disa nga lojtarët e vjetshëm po luajnë shumë mirë”.

“Patjetër dëshira është që të fitojë Partizani, pasi është ekipi i zemrës. Nuk e lë dot mënjanë zemrën. Nuk mund të jap parashikim tjetër veç fitores së Partizanit”, përfundoi Dosti deklaratën e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!