Dosti: Jo kaq të ashpër, nuk është turp humbja e Tiranës. Ndaj Zvezdës ishim pa fat

schedule22:58 - 1 Tetor, 2020

schedule 22:58 - 1 Tetor, 2020

Alesia Dosti është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News. Psikologia dhe tifozja e zjarrtë e Tiranës, flet rreth humbjes 3-0 të bardhebluve përballë Young Boys, teksa rikthehet edhe te takimi me Crvena Zvezdën.

Nuk është turp humbja e Tiranës, por diskutimi këtu po më duket i ashpër. Ndikuan shumë faktorë te humbja e sotme. Ne kishim pritshmëri si tifozë, donim ta shihnim më lart Tiranën. Ishin shumë faktorë që ndikuan, i përmendën teknikët.

Mesa e kam ndjekur ndeshjen me Zvezdën, besoj se ajo ndeshje pati dominim, lojtarët dhanë më të mirën, por fati nuk na deshi në atë ndeshje“, deklaron psikologja Alesia Dosti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!