Dosje të tjera përgjimi? Përgjigjet Bardhi

schedule20:24 - 30 Maj, 2019

schedule 20:24 - 30 Maj, 2019

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thkesoi këtë të enjte se selia blu disponon informacione për përgjime të tjera si dosjet 339 dhe 184. Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin, ai deklaroi se po verifikohen informacione që dëshmojnë korrupsion dhe krim në kupolën më të lartë të qeverisë Rama.

Gazment Bardhi: Ju kam thënë që po PD disponon informacione që i ka në proces verifikimi. Duhet të kuptoni që nuk është detyrë e PD-së të kryejë hetime. Po kemi në proces verifikim informacione që dëshmojnë krim dhe korrupsion në kupolën më të lartë të qeverisë së Ramës.

Mirela Milori: Cilët, ministra?

Gazment Bardhi: Nuk ka rëndësi. Edhe kryeministri. Kupola më e lartë është kryeministri. Ky nuk është sekret sepse ta ka thënë gazeta prestigjioze Bild. Ka thënë “kryeministri është kapur në përgjime duke bërë Pazar në dosjen 184. Ta ka thënë gazeta e madhe evropiane. Gazetarët evropianë flasin me fakte.

Mirela Milori: E keni ju faktin, përgjimin konkret se zoti Rama është i përfshirë?

Gazment Bardhi: Ne kemi informacionin dhe e kemi thënë edhe më parë se Edi Rama është i ëprfshirë në dosje që ndohen në prokurori. Jemi në proces verifikimi dhe dokumentimi./abcnews.al