Dosja ‘Xibraku’ është rikthyer sërish në fokus dhe nga hetimet e fundit u vërtetua që Olsi Rama, vëllai i kryeministrit nuk është i implikuar.
Avokati Edmond Petraj, i ftuar në ‘360 gradë’, u shpreh se Gaz Bardhi e ka të vështirë shfajësimin dhe se mund të kemi të bëjmë me kallëzim të rremë.
“ Ka shumë dosje të pezulluara që rrijnë flenë. Gaz Bardhi ka bërë kallëzim penal dhe ka depozituar disa elementë që vëllai i kryeministrit është i përfshirë në dosjen ‘Xibraku’. Ai është kallëzim dhe faktikisht nuk kemi denoncim publik, por nga ajo që di unë është një kallëzim penal që ka bërë zoti Bardhi. Ai ka të drejtë shfajësimi, por do jetë e vështirë sepse u përfshi në një dosje të abuzuar politikisht. U futën dhe institucione që ushqenin këtë grup kriminal si shërbimet sekrete gjermane dhe kemi një përfundim dosje për persona të caktuar.
Më e pakta mund të jetë shpifja, por mund të kemi edhe kallëzim të rremë. Shpifja është një element tjetër. Kallëzimi i rremë është kur depoziton dicka, por minimumin duhet të jetë shpifja.” – u shpreh avokati Petraj për ABC News. / abcnews.al