DOSJA/ Skafisti i penduar: Policët me plantacion kanabisi në Memaliaj, 20-30 punëtorë

schedule15:40 - 5 Korrik, 2021

schedule 15:40 - 5 Korrik, 2021

Agustin Deda dhe Hekuran Marku, dalin në skenë në skemën e trafikut të drogës më 21 dhjetor të vitit 2016. Në dosjen hetimore thuhet se ata në bashkëpunim me Eltjon Bregasin (Pingio), Silvio Sidella, Raffaele Addante, Giuseppe Vispo dhe Alessio Venterella kanë transportuar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali një sasi prej 1016 kg kanabis.

Lënda narkotike ishte kultivuar nga Bregasi, Deda dhe Marku dhe do të dorëzohej në Itali tek trafikantët italianë por përfundoi në duart e autoriteteve italiane të cilët ndaluan skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini.

Lexo edhe: I penduari: “Lani” e kishte të sigurt drogën në det e tokë, “kokë-lopa” fikte radarin për një orë, merrte 15 mijë euro

Ngarkesa e cila transportohej me një gomone të bardhë rreth 8 metra të gjatë u ndalua më 21 dhjetor të vitit 2016. Në gomone gjendeshin 94 thasë me më shumë një ton lëndë narkotike. Ajdini dhe Seferi kanë rrëfyer se Malton Lleshi kishte bërë një atentat me tritol në lokalin e Ajdinit duke deklaruar se ai duhet t’i paguante 50 mijë euro për lëndën narkotike të sekuestruar nga policia italiane në momentin e transportit.

Lexo edhe: Gomonia “futi” ujë, trafikantët shqiptarë vozitën me lopata, fshehën kanabisin në shtëpinë e braktisur

Nga deklarimet e Fiqiret Seferit është zbuluar dy shoqëruesit e ish-ministrit bashkë me Elton Bregasin e kultivonin lëndën narkotike  në Memaliaj, në një arë që ndodhej në anë të rrugës së paasfaltuar në pyll, në vazhdim të autostradës SH.

Seferi thotë se plantacioni ishte në pronësi të Hekuran Markut, ku ishin angazhuar 20-30 punëtorë që paguheshin deri në 15 euro në ditë për të pastruar gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj.

“U kthyem nga Bari u takuam me Shpëtim Sheshin, që na pyeti nëse donim të punonim me të me drogën, që do të gjenim një gomon.  Po atë ditë të tre shkuam në San Giorgio afër Barit, në një parking gomonesh afër një antene, por nuk blemë gomone. Kushtonin shumë. U kthyem në Bari ku njoftëm një plak nga Carpuso. Atë natë shkuam në shtëpim e tij ku takuam miqtë italian të Sheshit. Isha unë, Ajdini, Shpëtimi, Sheshi, Silvio e një tjetër me emrin Lello.  (…) Barezet gjetën gomonen e Sheshi si garanci i tha që i kishte dhënë barezëve një Citron C5 dhe kilen e heroinës. Unë dhe Ajdini dhe t’i jepnim 30 kg marijuanë nga udhëtimi që do bënim. Këtë marijuanë do ta merrnim në Shqipëri nga Pingio.

Lexo edhe: DOSJA/ “Daja” zot i drogës nga Shqipëria në Itali, i penduari: Pagoi 4000 euro avokatin italian

Materialisht gomonin unë dhe Ajdini e kemi marrë në San Giorgio afër një antene e një kanal që ndodhet në atë vend. Gomoni arriti në det. Aty ishte dhe Sheshi që na dha karburantin dhe dy xhupa. Më duket ishte data 10 ose 12 dhjetor. Kemi shkuar në Shqipëri me gomon. Kemi arritur në lumin Shkumbin ku kemi lënë gomonin. Kishim GPS dore….

E lamë gomonin të fshehur në ferra, i telefonuam Pingios, që erdhi e na takoi te lokali Ajdinit. I thamë që sapo të ishim gati do niseshim me drogën. Pagesën do na e bënte në kthim. Bashkë me Pingion dhe Hekuranin kemi shkuar në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në plantacion që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Kemi hyrë në magazinë ku ishin 20-30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në atë rast. Pingio ishte specialist i kultivimit dhe i rritjes, si na tha ai. Plantacioni i ishte i Hekuranit dhe i Pingio komandonte punëtorët që merrnin 10-15 euro në ditë.

Lexo edhe: PËRGJIMET e “Shpirtit”, skafisti: Drogë me gomone nga Mali i Robit, “dasmori” dha 9 mijë euro për martesën

(…) Pas takimit me Pingio e Hekuran në magazinën e plantacionit kanë sjellur mallin nga Memaliaj në lumin Shkumbin. Kur jemi kthyer në Gozë kem parë policinë e i kemi thënë Pingios se ishte policia. Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë se kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi lënde të tipit marijuanë. Pingio më tha që do prisnin Agustinin dhe Hekuranin se ishin bashkë me ministrin e do e shoqëronin te shtëpia” thotë Seferi, sipas dosjes hetimore që ABC disponon. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!