DOSJA/ Mjeku kuptoi që ishte plagë plumbi, policia e arrestoi Lamajn në narkozë

schedule15:57 - 29 Qershor, 2020

schedule 15:57 - 29 Qershor, 2020

Pak ditë më parë policia arrestoi Eduard Lamaj, një nga autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenëve Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Kurbin, mbrëmjen e 30 majit.

Lamaj, u arrestua në një spital privat në “Qytetin Studenti” në Tiranë, ku po merrte mjekim për plagën që kishte marrë në këmbë gjatë shkëmbimit të zjarrit, mbrëmjen kur ndodhi vrasja.

Ai mjekohej prej dy javësh në këtë spital, ndërkohë që nga dita e atentatit ai ishte strehuar në banesën e motrës së tij në kryeqytet.

Lidhur me këtë në pranga e policisë ranë edhe dy mjekët  e përfshirë në këtë ngjarje.

Ndërkohë, abcnews.al ka siguruar dosjen e hetimit, ku bëhet e ditur se policia ka mbërritur në ambientet e spitalit privat në momentin kur Lamaj ishte duke bërë ndërhyrjen kirurgjikale.

Në dosje thuhet mes të tjerash: “Më datë 22.06.2020 nga informacione të marra në rrugë operative është marrë dijeni se në klinikën “Amavita”, spital privat, i cili gjendet në qytet Studenti në Tiranë kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri, i cili po bënte ndërhyrje kirurgjikale. Nga shërbimet e kryera është shkuar menjëherë në klinikën në fjalë, ku në ato momente po kryhej një ndërhyrje kirurgjikale, e një pacienti për cilin ishte hapur një kartelë klinike emrin Veri Pëllumbi, i biri i Zefit dhe Lenës, i lindur dhe banues në Tiranë, me diangozë “Fraktura operta femuri sin”. Mjeku kurues, i cili po i bënte dhe ndërhyrjen kirurgjikale, quhej Viktor Marku.

Nga shërbimet e policisë është marrë kontakt me mjekun kirurg i cili pas disa pyetjeve ka shpjeguar se më datë 22.06.2020, rreth orës 11.00 është takuar me doktor Besim Lamen, i cili është doktor në spitalin Ushtarak, koleg i tij, i cili i ka bërë dijeni se është rast frakture në kofshë, për të cilin mendonte se duhej bërë operacion. Pasi e ka pyetur se ku ndodhej pacienti, doktor Besimi i ka thënë se ai mund të operohej në klinikën ‘Amavita” dhe me këtë rast Viktor Marku i ka thënë shtetasit Besim Lame të pyesë nde ku spital ka mjetet e nevojshme. Pas kësaj ata janë ndarë dhe janë takuar sërish në orën 12.00 ku doktor Besimi i ka thënë se spitali në fjalë i kishte të gjitha mjetet e nevojshme. Doktor Besimi i ka dhënë një grafi, jo shumë të qartë për të parë llojin e frakturës”.

Në dosjen e siguruar nga abcnews.al thuhet më tej se doktor Viktor Marku ka kontaktuar me mjekun tjetër Besim Lame, i cili shërben te spitali i Traumës dhe i ka prezantuar rastin në fjalë dhe i ka kërkuar ndihmë se ku mund ta bënte operacion.

Lame i ka thënë për spitalin te Qytete Studenti, mirëpo, Marku nuk i ka thënë Lames se bëhej fjalë për një plagë plumbi, por frakturë. Marku e ka kuptuar se bëhej fjalër pë plagë plumbi në momentin që ka parë grafinë dhe pacienti kishte marrë narkozën, shkruan abcnews.al

Në dosje thuhet: Viktor Marku i ka thënë Besim Lames se për këtë lloj frakture duhej një FIXATOR EXTEREN për femurin e majtë dhe një grafi e kofshës së majtë. Ndërkohë gjatë orëve të paradites është munduar të sigurojë materialet ortopedike. Pas kësaj ai ka shkuar te sp[spital ‘Amavita dhe ka kontaktuar me administratorin me emrin “Vini”, ku ka caktuar kohën kur do të bëhej ndërhyrja dhe i ka lënë porosi të bëhej një tjetër grafi e pacientit”.

Viktor Marku ka parë grafinë e bërë , ku ka vënë re dosja pjesë metalike dhe më as ka shkuar menjëherë në sallë ku i sëmuri ishte përgatitur për ndërhyrje. Për këtë pacienti i ka thënë se  se nuk kishte lidhje me dëmtimin përkatës. Pas kësaj ka kërkuar administratorin, për ta vënë në dijeni se ishte plagë arme zjarri, por nuk e ka gjetur pasi kishte ikur. .ndërkohë që pacienti kishte marrë narkozën,  dhe kishte filluar ndërhurja. Pas 15-0 minutash infermierja e njofton se kishte mbërritur policia”.

Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar edhe i dyshuari tjetër Ilir Xhepaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!