Gurali Brahimllari, avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka ka kundërshtuar kërkesën e SPAK për thirrjen e 40 dëshmitarëve, lidhur me dosjen ‘Metamorfoza’.
Sipas avokatit Brahimllari, një pjesë e madhe e dëshmitarëve nuk kanë lidhje me çështjen.
“33 nga dëshmitarët nuk kanë lidhje me çështjen, nder to janë 16 policë që janë pyetur për një bisht cigareje që është gjetur në vendngjarje. Me këtë listë dëshmitarësh që në kërkojmë mos pranohet SPAK vetëm tërhoqi vëmendjen mediatike dhe prodhoi disa lajme, SPAK kërkon të krijoje iluzionin në publik se ka prova duke zgjatur çështjen”, theksoi ai.
Në pretencën e dhënë ditë më parë, SPAK kërkoi 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite burg për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj.
Nëse shpallen fajtorë, ata përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe u ulet 1/3 e dënimit.
Ndërkohë, biznesmeni Pëllumb Gjoka, bashkë me disa të pandehur të tjerë, po gjykohen me procedurë të zakonshme në një dosje tjetër të “Metamorfozës” për vrasjen e Gjin Ndojit, i njohur me mbiemrin Boriçi.
Seanca e radhës është shtyrë për më 9 mars, ku priten konkluzionet e avokatëve mbrojtës./abcnews.al


