Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja me 43 faqe / Kur Enver Hoxha i kërkoi Titos bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë

schedule13:57 - 10 Dhjetor, 2025

schedule 13:57 - 10 Dhjetor, 2025

Në studion e “ABC të Mëngjesit”, ish-drejtori i Arkivit të Shtetit, Gjet Ndoj, solli në dritë një dosje tronditëse, e cila hap një kapitull të ri mbi marrëdhëniet mes Enver Hoxhës dhe Marshall Titon.

Dokumente të nxjerra pas 80 vitesh heshtje tregojnë se Shqipëria ka qenë vetëm pak hapa larg shkrirjes brenda Jugosllavisë së pasluftës.

Ndoj zbuloi se 43 dokumente zyrtare, të dërguara me protokoll ushtarak, zbulojnë një kërkesë të papritur: Enver Hoxha i propozonte Titon bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, si pjesë e një strukture shtetërore të përbashkët. Letrat, të datuara nga 17 marsi 1946 deri më 31 maj 1948, përmbajnë komunikime të tensionuara mes dy udhëheqësve në një periudhë të errët të rajonit.

“Këto letra kanë karakter shtetëror e ushtarak. Flitet për një plan bashkimi mes dy popujve”, u shpreh Ndoj. Ai shtoi se shumë prej dokumenteve mbajnë shënime me dorë të Enver Hoxhës, por pa firmë, çka ngre dyshime mbi mënyrën e hartimit dhe zyrtarizimit të tyre.

Ndoj theksoi se “fati i Shqipërisë u vendos në fije të perit kur Tito hyri në konflikt me Stalinin”. Vetë Stalini, sipas dokumenteve sovjetike, i kishte thënë Enverit gjatë vizitës në Moskë: “Me Titon nuk keni më punë, ai është përjashtuar.”

Por ndoshta deklarata më e fortë e Ndojit është ajo që sfidon mitin e ndërtuar për dekada:

“Enver Hoxha nuk ishte komunist. Ai përdori komunizmin për të ngritur një diktaturë ku do të ishte i përjetshëm.”

Sipas tij, Hoxha ishte një natyrë thellësisht pragmatike, e cila kërkonte “të fortët pranë vetes” dhe përdori ideologjinë si mjet për të goditur çdo kundërshtar politik.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!