Dosja i kaloi në SPAK, Mediu rekurs, kundërshton vendimin e Apelit për hapjen e hetimit

schedule11:12 - 1 Nëntor, 2021

schedule 11:12 - 1 Nëntor, 2021

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, këtë të hënë ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm  që i hapi rrugë rihetimit dhe gjykimit te Mediut.

Avokati Ardian Visha, argumenton se vendimi është antikushtetues. Cenon parimin e gjësë së gjykuar, sa kohë një kërkesë për rigjykim është rrëzuar më herët nga Gjykata e Tiranës dhe Apeli i saj.

LEXO EDHE: Shpërthimi në Gërdec, dosja për Fatmir Mediun kalon në SPAK

Më tej, mbrojtja Mediut argumenton se vendimi është i cenueshëm, sa kohë një gjykatë e një shkalle më të vogël ka prishur një vendim të Gjykatës së Lartë. Për mbrojtjen, ndjekja penale për  rastin është e parashkruar për shkak  të viteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!