Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dosja ‘Epstein’/ Trump: Prokurorja e përgjithshme e SHBA duhet të publikojë çdo informacion “të besueshëm”

schedule10:37 - 16 Korrik, 2025

schedule 10:37 - 16 Korrik, 2025

Presidenti  Amerikan , Donald Trump, ka kërkuar nga Prokurorja e Përgjithshme, Pam Bondi, që të publikojë “çdo gjë që ajo e konsideron të besueshme” në lidhje me dosjen e Jeffrey Epstein, autorit të krimeve seksuale me të mitur.

Kjo deklaratë vjen mes pakënaqësive të shprehura nga mbështetës të vetë presidentit, pas përpjekjes së tij për të mbyllur diskutimet rreth kësaj çështjeje të ndjeshme. Pam Bondi është kritikuar nga shumë anëtarë të bazës politike  MAGA të  Donald Trump, pasi javën e kaluar deklaroi se nuk kishte prova që Epstein kishte një “listë klientësh” ose që shantazhonte figura të fuqishme. Në fundjavë, Trump i bëri thirrje mbështetësve të mos “humbasin kohë e energji” me këtë çështje, duke e quajtur atë një histori “të ndyrë por të mërzitshme”.

Kur u pyet të martën nga gazetarët nëse emri i tij ishte në Listën e klientëve të Epstain Trump u përgjigj duke thënë “Jo, Jo”.

Disa figura të rëndësishme republikane kanë kërkuar transparenë publike mbi cështjen Epstain, pavarësisht deklaratave të Trump dhe Prokurores së përgjithshme Pam Bondi se nuk ka agjë që publiku duhet të dijë.

.Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, deklaroi të martën se publiku meriton transparencë të plotë. “Ne duhet t’i publikojmë të gjitha dhe ta lëmë popullin të gjykojë vetë,” tha ai në një intervistë me komentatorin konservator Benny Johnson.

Edhe figura të tjera republikane si Marjorie Taylor Greene dhe Lauren Boebert kërkuan më shumë transparencë. Greene tha se zyrtarët e zgjedhur duhet t’u përmbahen premtimeve të tyre ndaj votuesve, ndërsa Boebert kërkoi emërimin e një prokurori të posaçëm nëse dokumentet e Epstein nuk publikohen.

Senatori republikan John Kennedy theksoi: “Është plotësisht e kuptueshme që amerikanët duan të dinë se kujt ua trafikoi ai gratë dhe pse ato figura nuk janë ndjekur penalisht”.

Ndërkohë, disa figura të tjera republikane, si senatori John Thune dhe kongresmeni Jim Jordan, kanë zgjedhur të mbështesin qëndrimin e presidentit Trump dhe të mos kërkojnë më shumë informacione në këtë fazë.

Në një konferencë  për shtyp këtë të martë të martën, e cila ishte organizuar për qarkullimin e fentalinit ne vend, Pam Bondi shmangu pyetjet për Epstain duke thene se nuk do te kete asnje koment per kete ceshtjhe.Ajo përmendi deklaratën e përbashkët të javës së kaluar nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja, e cila konfirmonte se Epstein kishte kryer vetëvrasje dhe se nuk do të publikoheshin dosje të tjera. Sipas dokumentit, vendimi u mor pas shqyrtimit të mbi 300 gigabajtëve të të dhënave.

Më herët këtë vit, Bondi kishte deklaruar në Fox News se kishte një “listë klientësh të Epstein në tavolinën e saj për shqyrtim”, por zëdhënësi i saj më pas sqaroi se ajo kishte qenë duke iu referuar dosjeve të përgjithshme të rastit.

Nga ana tjetër, demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve tentuan pa sukses të hidhnin në votim një propozim për publikimin e dosjeve të Epstein. Republikanët kundërshtuan duke theksuar se edhe administrata e presidentit demokrat Joe Biden ka pasur akses në dosjet, por nuk ka bërë asnjë publikim.

Rasti Epstein vijon të mbetet një nga çështjet më të debatueshme dhe të ndjeshme në politikën amerikane, me kërkesa të shumta nga publiku për më shumë transparencë dhe përgjegjësi.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!