Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe miliarderi Bill Gates pritet të dëshmojë më 10 qershor para Komitetit të Kongresit Amerikan, që po heton skandalin e financierit amerikan Jeffrey Epstein.
Sipas mediave të huaja, Gates do të japë dëshmi me dyer të mbyllura dhe Komiteti planifikon t’i bëjë pyetje për lidhjen e tij me Epstein, i cili u akuzua për krime seksuale ndaj të miturve dhe vdiq në burg para se të gjykohej.
Fondacioni Gates nuk ka komentuar ende për këtë zhvillim, ndërsa një zëdhënës i miliarderit tha se Gates “e mirëpret mundësinë për të dëshmuar” dhe se ai do të përgjigjet pyetjeve të Komitetit për të mbështetur punën e tij humanitare.
Në fund të shkurtit, Gates pranoi se marrëdhënia e tij me Epstein ishte “një gabim i madh”, duke theksuar se nuk kishte marrë pjesë në asnjë nga skandalet e Epstein.
Ai gjithashtu pranoi për afera jashtëmartesore me dy gra ruse, por mohon çdo përfshirje në krimet e biznesmenit.


