Burg për ish-juristin e burgut të Peqinit, liroi Viktor Ymerin

schedule10:55 - 13 Nëntor, 2021

schedule 10:55 - 13 Nëntor, 2021

Gjykata e Posaçme caktoi “arrest në burg” për Gabni Shehun, ish-drejtori Juridik i Burgut të Peqinit. Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh.

Në sallën e gjyqit, Shehu ka pranuar se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin. Sipas Shehut shkresa është firmosur edhe nga drejtori dhe nëse do të ishin gabim vendndodhjet e Ymerit përgjatë viteve, mund ta kishte kthyer dhe atij i takonte verifikimi.

Tre ditë më parë, ai u arrestua me urdhër të SPAK pasi akuzohet se përmes falsifikimit ka favorizuar të dënuarin Viktor Ymeri për të përfituar ulje të dënimit. Sipas prokurorisë, përfshirja e Shehut në veprimtarinë kriminale është provuar gjatë një seancë gjyqësore që po zhvillohej ndaj Viktor Ymerit.

Ky i fundit është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës. Ymeri në përfundim të dënimit u lirua nga burgu në 2019, por u arrestuar dhjetorin e kaluar, pasi SPAK rihapi hetimet për dy ngjarje të rëndë në 2005-ën ku mbetën të vrarë Vajdin Lame dhe Klodian Saliu.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!