Dosja e Habilajve

schedule12:40 - 19 Tetor, 2017

schedule 12:40 - 19 Tetor, 2017

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla mbërriti në Prokurorinë e Vlorës për takim me prokurorët. Takimi i Adriatik Llallës me Prokurorët e Vlorës vjen dy ditë pas publikimit të dosjes “Habilaj”. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla tha se nuk është prerë asnjë fletë arresti për drogën e kapur në Babicë. Nga Vlora ku zhvilloi një takim me prokurorët në prokurorinë e rrethit, Llalla tha se janë akoma në fazën e hetimit dhe presin konkluzione.
Pas takimit në Vlorë, Llalla do të takohet me prokurorët e Lushnjës. Kujtojmë se në Lushnjë vetëm pak ditë më parë ndodhi një masakër me dy të vrarë e dy të plagosur.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!